Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot në Kuvend në lidhje me paketën e rezistencës sociale, të prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Ahmetaj tha se qeveria iu ka qëndruar afër qytetarëve si në perudhën e tërmetit, pandemisë dhe reflektimi i luftës në Ukrainë në ekonominë shqiptare.
Ahmetaj u shpreh se qeveria shqiptare po bën diçka që nuk e ka bërë asnjë qeveri në Europë duke mos rritur koston e faturës së energjisë elektrike ndërsa nëse është e mjaftueshme paketa, tha se nuk dihet se kur do të përfundojë lufta.
Arben Ahmetaj: Me ulërima dhe protesta ndaj një qeverie në rekordet e veta ka vetëm përgjegjshmëri, I ftoj qytearët të mëndojë të dyja përgjigjet në 15 vitet e fundit, se si qeveritë dhe mazhorancat u kanë dhënë protestave lëgjitime.
Një qeverie dikurshme ka vrarë 4 qytetarë, mazhoranca e sotme në mandatin eparë, u tërhoq nga një marrëveshje me parnertët strategjik për pseudo armet kimike.
Ndërkohë cila ishte përgjigja e qeverisë 4 vitet e fundit, dua ta kujtoj me shumë modesti edhe qytetarët për periudhat e vështira, tërmeti, ka qënë lëgjitimie nëse qeveria do të përgjigjej, ka qenë lëgjitim dyshimi që muajt e parë, të gjitha familjet janë në shtëpi, po pandemia.
Mijëra qytetarë që u shërbyen nga qeveria. Ne jemi vend i vogël dhe jo i pasur. Pjesa tjetër lufta.
Nuk ka nevojë ne s’jemi në kufijt e luftës fizike, fati jonë i madh jemi ku jemi, që jemi në NATO, por lufta ka ardhur në shtepite me ato që ka ndodhur me cmimet, cmimi i naftës, ti gënjëve parafolës, duke gënjyer nuk është në dinjitetin e një politikani.
Është paketa e duhur, a është ë mjaftueshme, nuk e dimë kur mbaron lufta. Prap gënjyet. Po në buxhet e kemi parashikaur për të mbështetur qytetarët, familjarët dhe biznesin e vogël.
Nuk jemi profet që sjellim shiun, po qeveria nuk ua ndryshoi cmimin, kjo është paketa më e madhe, nuk e dimë kur mbaron lufta, më gjeni një vend ne Europë që mbeshtet familjen dhe nuk ka rritur cmimin që nga kriza e 78.
Është paketa e rezistencës sociale, që do të thotë ekonomia ka ndyshuar, ekonomia vetë është në luftë.
Qeveria edhe po të mundet, nuk i kontrollon dot cmimet. E keni parë cmimin e grurit, paketa është 5.2 mld injektim. Kë gënjeni, te prekin taksat do të thotë të cënosh pensionin.
Pse gënjeni? E ke parë Kroacinë sa e ka kontributin, 42 e kemi gjysmen, është vendi me taksat më të ulëta, biznesi i vogël është pa taksa, indeksimi i pensioneve është 3.3. kjo është qeveria Rama.
Kryeministri iu drejtohet me modesti dhe iu thotë që është I vetmi vend I NATO-s që lufton. Një qeveri që përgjigjet me përulësi, jo mazhorancë që ka vrarë dikur.