15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Ai njeri le që më po më mungon mu”, Shkurte Gashi sqaron hatërmbetjet me Flori Mumajesin

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Shkurte Gashi, ka dhënë një intervistë ku shfaqet përkrah burrit të saj, Albert Limani, dhe fëmijëve të tyre. Në këtë bisedë, Gashi ndau mendime mbi jetën si nënë, marrëdhënien me Albertin, si dhe miqësinë e saj me Shyhrete Behlulin.

Një nga temat e bisedës ishte keqkuptimi që ndodhi me artistin Flori Mumajes, i cili i kishte shkaktuar disa tensione mes tyre. Ajo shprehu mungesën e tij, duke thënë: “Ai njeri le që më po më mungon mu, po besoj po i mungon krejt Shqiptarisë. Besoj se ai është lodh dhe ka nevojë me pushu, uroj shumë shpejt rikthimin e tij.” Gashi shprehu dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me Flori, duke theksuar se ka shumë projekte të planifikuara.

Ajo gjithashtu shpjegoi se nuk ka pasur kontakt me Flori që nga ditëlindja e djalit të saj, Bruno, dhe se nuk kishte ditur për një rast të rëndësishëm familjar që ndodhi me të. “Unë nuk jam lajmëru për një rast familje që ai ka pas, nuk e kom ditë dhe të betohem që nuk e kam ditë. Unë nuk e kam telefonu, ka pasur hatërmbetje nga ana e tij,” tha Gashi.

Këngëtarja përfundoi duke shpresuar për mirëqenien e Florit, duke theksuar se muzika e tij ka lënë gjurmë të mëdha në skenën shqiptare dhe se e gjithë Shqipëria e ndjen mungesën e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...