15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Aksident fatal në Durrës: Automjeti përplas drejtuesin e biçikletës, 57-vjeçari ndërron jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në Durrës, ku një automjet i drejtuar nga një 54-vjeçar ka përplasur dhe shkaktuar vdekjen e drejtuesit të një biçiklete 57-vjeçar me inicialet S.V.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të trishtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT