13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Aksident i rëndë në Krujë, makina përplas çiftin e të moshuarve që udhëtonin me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një makinë me drejtues shtetasin Sh.K 65 vjeç ka goditur motorin ku po udhëtonin 2 shtetas të moshuar, konkretisht shtetasin B.Ll 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij R.Ll 68 vjeçe.

Dy të moshuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë.

Njoftimi i Plotë:

Fushë Krujë/informacion paraprak

Më datë 01.12.2021., rreth orës 12:20 në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin Sh. K., 65 vjeç., ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. Ll., 70 vjeç i cili udhëtonte me bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT