Një qytetar ka mbetur i plagosur rëndë pas përplasjes nga një automjet, ndërsa po kalonte në vijat e bardha në zonën e Astirit, pranë Bulevardit Migjeni.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e tij është kritike dhe ai ndodhet në Spitalin Universitar “Trauma”, në gjendje kome.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa bëhet apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët në zonë.






