10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Aksident i trefishtë në Tunelin e Llogarasë, fatmirësisht pa të lënduar

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në Tunelin e Llogarasë, duke shkaktuar panik te drejtuesit e automjeteve që qarkullonin në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në aksident janë përfshirë tre automjete: një Audi, një Volvo dhe një Mitsubishi. Nga pamjet e publikuara, shihet se mjeti tip Volvo ka pësuar dëmtimet më të mëdha, pasi pjesa e përparme është thuajse e shkatërruar. Ndërkohë, Audi dhe Mitsubishi kanë shpëtuar me më pak dëmtime.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në segment është vështirësuar për disa minuta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...