17.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Aksident me pasojë vdekjen në Sarandë, drejtuesi i motorit humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Çukë-Fanar në Sarandë, ku një makinë tip “Hyundai” është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vendngjarje. Deri tani, viktima nuk është identifikuar. Autoritetet lokale dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar drejtuesin e motorit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT