Një përplasje mes tre automjeteve është regjistruar pak momente më parë në aksin “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, ku si pasojë kanë mbetur të lënduara dy pasagjere.
Shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i policisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.






