Një aksident rrugor ka ndodhur sot mesditën në aksin Elbasan-Peqin, në zonën e quajtur mbikalimi i Paraburgimit të Bradasheshit. Në aksident është përfshirë një automjet tip Hyundai, i drejtuar nga shtetasja M. K., 47 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti, një pasagjer që ndodhej në sediljen e parë ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Rrethit Elbasan. Gjendja e tij për momentin mbetet e paqartë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.