Fier – Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, një aksident ka ndodhur në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur kthesa e Azotikut.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip Mercedes dhe një tip Citroën. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.






