Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Korçë – Maliq. Një automjet tip “Golf 4” që udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit është përplasur me një barrierë betoni, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe lëndim të drejtuesit të mjetit.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë në kushte me lagështi në rrugë.