11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Aksident në Autostradën Lushnje-Fier: Automjeti devijon nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Savrës, duke u shkaktuar nga pakujdesia e shoferit të mjetit që ka dalë nga rruga. Shoferi i makinës fuoristradë po përpiqej të parakalonte një tjetër fuoristradë, por gjatë kësaj tentative dy mjetet janë përplasur lehtë dhe njëra ka përfunduar në kanalin rreth tre metra të thellë, pa ujë.

Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë, fëmijët kanë shpëtuar mrekullisht. Në automjetin tjetër që drejtohej nga një 30-vjeçar, udhëtonin bashkëshortja, nëna dhe motra e tij.

Fatmirësisht, as ata nuk janë lënduar pasi mjeti është mbrojtur nga barrierat anësore. Policia shkoi në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...