Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kodras, Ersekë, ku një automjet ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A.K., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka devijuar nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, A.K., dhe bashkëshortja e tij, A.K., e cila po udhëtonte si pasagjere. Të dy të lënduarit janë transportuar në spitalin e Kolonjës, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.