14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Aksident në Gjermani: Autobus nga Kosova përplaset me kamion, 30 të plagosur

Mynih, 20 gusht 2025 — Një aksident i rëndë është regjistruar pak pas mesnatës në autostradën A8, që lidh Salzburgun me Mynihun, pranë kryqëzimit të Irschenbergut. Një autobus që sipas mediave gjermane kishte ardhur nga Kosova, është përplasur me një kamion, duke shkaktuar 30 të plagosur nga 41 pasagjerët që ndodheshin në bord.

Sipas policisë gjermane, dy persona ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në spital, ndërsa katër të tjerë janë dërguar në klinika për ekzaminime të mëtejshme. Për të menaxhuar situatën, autoritetet ngritën një vend grumbullimi për të plagosurit në stacionin e zjarrfikësve në Irschenberg.

“Pak pas mesnatës, 30 persona u plagosën në një aksident me autobus në autostradën A8 pranë kryqëzimit të Irschenbergut, kur autobusi u përplas me një kamion. Autostrada u mbyll në drejtim të Mynihut për disa orë”, njofton portali br.de.

Hetimet paraprake tregojnë se shoferi i autobusit e ka vënë re kamionin përpara shumë vonë. Ai ka tentuar të shmangë përplasjen duke devijuar majtas, por nuk ka arritur të evitojë kontaktin me rimorkion e kamionit, ku pjesa e përparme e autobusit është ngecur duke pësuar dëme të mëdha.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, mjekë emergjence, sanitarë dhe një helikopter për transportin e të plagosurve. Autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua plotësisht për më shumë se dy orë, duke shkaktuar trafik të rënduar në zonë.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...