2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Aksident në Këlcyrë: Shoferi pagoset pas daljes nga rruga, dyshohet për shkak të lagështirës

Një aksident ka ndodhur në periferi të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e shoferit. Aksidenti ka ndodhur në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit, kur një mjet tip ‘Opel’ ka përfunduar në kanalin anësor.

Shoferi është nga Shkodra dhe ka marrë ndihmën e parë menjëherë pas aksidentit. Ai është transportuar për në spital për trajtim më të specializuar. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet që shkaku i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Për shkak se mjeti përdorte gaz të lëngshëm si karburant, zjarrfikësit e Këlcyrës kanë ndërhyrë për të çmontuar impiantin elektrik dhe baterinë e automjetit, të cilat mund të shkaktonin shpërthim. Sipas autoriteteve, situata ka qenë e rrezikshme, por është menaxhuar me sukses.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...