10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Aksident në Lushnjë, tre persona të lënduar dërgohen në spital

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit ne Savër, në aksin nacional Lushnjë-Fier.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona, një nga drejtuesit e automjeteve, një shtetase italiane e cila ishte pasagjere në mjet dhe dy fëmijë, nxënës shkolle. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mos-respektimi i rregullave në qarkullim.

Dy mjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Një nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por është përplasur nga mjeti tjetër që vinte nga e njëjta korsi.

Një nga shoferët është Bilbil Zeqo, i cili kishte në automjet tre nxënës, nipërit e tij dhe po i dërgonte në shtëpi, kur është goditur në anën e derës nga mjeti tjetër që drejtohej prej Oliks Stefanajt nga Berati i cili ishte me të fejuarën e tij, një shtetase italiane.

Pas aksidentit policia po merr në pyetje dy shoferët për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ministrja e IA nën hetim”: Skandali që trondit Shqipërinë dhe simbolin e luftës kundër...

0
Një paradoks i paprecedent shoqëron përpjekjet e Shqipërisë kundër korrupsionit: Diella, ministrja e inteligjencës artificiale krijuar për të simbolizuar transparencën dhe luftën ndaj abuzimeve,...

Kadastra sqaron zhvendosjen e drejtorisë së Vlorës në Tiranë: “Shërbimet online nuk preken”

0
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar pas shqetësimeve të qytetarëve lidhur me zhvendosjen e drejtori vendore të Vlorës drejt kryeqytetit, duke theksuar se ky...

62-vjeçarja zhduket në Elbasan, Policia nis kërkimet

0
Një grua 62-vjeçare është shpallur e humbur në Elbasan, pasi është larguar nga banesa ku jetonte e vetme, ndërsa familjarët kanë humbur kontaktet me...

Goditet rrjeti i trafikut të emigrantëve, dy të arrestuar në operacionin “Relay 4”

0
Policia ka arrestuar dy shtetas të dyshuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve, pasi transportonin emigrantë që synonin të shkonin ilegalisht drejt...

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve” – Banorët e lagjes 14 në Durrës...

0
Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e banesave, në kuadër të projektit për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta,...