17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Xhipi del nga rruga, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Mbreshtan-Pashalli, në vendin e quajtur “Rezervuari”, ku një mjet tip Xhip Kamionçinë, me targë AA 488 EK, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi në përrua.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit, Kastriot Çuka, 59 vjeç, dhe tre pasagjerë që udhëtonin me të. Të plagosurit u nxorën nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin trajtim mjekësor për plagët e marra.

Burimet policore bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Nga pamjet filmike vihet re se rruga është e shkatërruar, me mungesë ndriçimi dhe kthesa të forta, çka mund të ketë kontribuar në ngjarje.

M

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...