Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Paulesh të Peqinit, ku janë përfshirë dy automjete.
Autoritetet bëjnë me dije se përplasja nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, ndërsa automjetet kanë pësuar dëmtime materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat policore, të cilat po punojnë për të siguruar qarkullimin dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qytetarët bëhen thirrje të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes në rrugë.






