Një aksident i lehtë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin e rrugës së Drilonit, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku një i ri që po drejtonte një monopati u përplas me një mjet tip BMW.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se për pasojë drejtuesi i monopatisë ka marrë dëmtime në krah dhe është dërguar menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sipas dëshmive fillestare, drejtuesi i BMW-së deklaroi se shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë patina që i ka dalë monopatisë në rrugë.
Rasti mbetet nën hetim për të përcaktuar përgjegjësitë.






