Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Rruga e Arbrit, në zonën e njohur si Shkalla e Tujanit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po lëvizte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal anësor.
Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në mjet, ndërsa raportohet se shoferi ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.






