Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në segmentin e rrugës Arbrit tek Ura e Çerenecit, një makinë tip Golf 5 ka dalë nga rruga. Automjetin e drejtonte një grua, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, duke pësuar vetëm dëme materiale.
Makina ka përfunduar buzë lumit, pasi ka rënë nga lartësia e rrugës.