5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aksident në rrugën Vlorë-Fier: Automjeti Porsche përplaset me barrierën mbrojtëse

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e Bestrovës. Një automjet i tipit Porsche ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse, e cila ka depërtuar brenda automjetit, duke shkaktuar lëndime për tre të rinjtë që udhëtonin në të.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, një 31-vjeçar me inicialet K. L., ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. Pas aksidentit, drejtuesi dhe dy pasagjerët e tij, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, janë dërguar menjëherë në spital. Njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda se dy të tjerët, por fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në deklaratën e mbrëmshme, policia raportoi: “Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip ‘Porsche’ në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.”

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...