11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aksident në Sarandë mes motorit dhe një automjeti “Smart” – 22-vjeçari përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:50, në rrugën “Studenti” në Sarandë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet tip “Smart”.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte motorin me targa AZ756. Ai është përplasur me automjetin “Smart” me targa AA455TC, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar një goditje në kokë për drejtuesin e motorit. Hadëri është transportuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët konfirmuan se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë kryer verifikimet e nevojshme, përfshirë edhe testet e alkoolit, ku rezultoi se të dy drejtuesit kishin 0.00 mg/l në gjak.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...