11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Aksident në unazën e madhe të Vlorës – plagoset një motorist pas përplasjes me një makinë me targa italiane

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e madhe të qytetit të Vlorës, konkretisht në zonën e njohur si Centrali.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një motor është përplasur nga një automjet tip fuoristradë, me targa italiane, i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht, burime mjekësore konfirmojnë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, aksidenti ka shkaktuar pengesa serioze në qarkullimin rrugor përgjatë gjithë aksit, duke sjellë trafik të rënduar për një periudhë të gjatë kohe.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Mbetet ende për t’u sqaruar nëse përplasja ka ardhur për shkak të shpejtësisë, mungesës së vëmendjes apo parakalimit të gabuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...