9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Fushë-Krujë: 17-vjeçar përplaset për vdekje nga automjeti në dalje të qytetit

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të Fushë-Krujës, në lagjen “Bakushe Visha”.

Mësohet se një 17-vjeçar i identifikuar si Isuf Mehmeti është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Hyundai”, teksa kalonte rrugën nga një krah në tjetrin, fare pranë vizave të bardha.

Shoferi i automjetit, i identifikuar si Andi Kullaj, është arrestuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje. “Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17-vjeç. Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” – njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte automjeti, duke kaluar normën e përcaktuar për qarkullimin në këtë zonë, ku ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare.

Për këtë arsye, makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale, por edhe një këpucë nga këmba.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...