0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Aksident tragjik në Sarandë: Fëmija 3-vjeçar goditet nga automjeti i babait

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës sot, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i tij. Pas aksidentit, fëmija u dërgua menjëherë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së tij kritike, ekipet mjekësore vendosën ta transportojnë me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore u konsiderua e rënduar.

Ende nuk janë bërë publike detajet e plota mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të kuptuar sesi ka ndodhur incidenti tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT