8.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete: një “Benz” me targë FR4044C, me drejtues shtetasin E. Brahimaj, dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL, i drejtuar nga A. Alushaj.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një pasagjer ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

“Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke pësuar dëme të mëdha,” bëjnë me dije burime nga policia, ndërsa shtojnë se rrethanat e aksidentit janë ende në hetim.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...