11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Vlorë – Humb jetën 19-vjeçari Luan Llanaj, një tjetër i plagosur rëndë

Vlorë, 1 qershor 2025 – Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një të riu 19-vjeçar në qytetin e Vlorës, pasditen e kësaj të diele. Ngjarja ndodhi në rrugën “Demokracia”, pranë zonës së njohur si “Pusi i Mezinit”, ku një motomjet përfundoi jashtë rruge dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, dy persona po udhëtonin me motomjetin në momentin kur dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin, duke çuar në përplasjen fatale.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën në vendngjarje Luan Llanaj, 19 vjeç, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi Tomorr M., është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për të përcaktuar se kush nga të dy udhëtonte si drejtues i motomjetit në momentin e ngjarjes.

Aksidenti ka sjellë tronditje të madhe në qytet, ndërsa familjarë dhe të afërm të viktimës janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes në gjendje të rënduar emocionale. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në rrugë, veçanërisht nga të rinjtë që drejtojnë mjete me dy rrota.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...