Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti i drejtuar nga Jani Tanushi, 53 vjeç, ka goditur këmbësorin Kujtim Luka, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.






