Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Thumanë–Milot, Policia ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit të përfshirë në ngjarje.
Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale B.D., 35 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të datës 25.02.2026, kur kamioni që drejtohej nga 35-vjeçari përplasi një ciklomotor që drejtohej nga shtetasi L.B. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i ciklomotorit humbi jetën.
Policia bëri me dije se viktima po drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.






