7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Aksidenti i prindërve i dha goditjen e jetës, Irgen Çela rrëfen momentin e veshtirë

Aktori Irgen Çela ka rrëfyer një moment të ndërlikuar në emisionin “Dancing With The Stars”, ku ka ndarë historinë e vështirë të aksidentit tragjik të prindërve të tij në vitin 2000. Ai përshkroi ndjesitë dhe sfidat që ka përjetuar pas kthimit nga një udhëtim futbolli, duke treguar se babai tashmë lëviz me paterica dhe si kjo periudhë ka lënë një ndikim të thellë në jetën e tij. Çela ndërthur emocionet dhe përkushtimin ndaj babait në paraqitjen e tij në “DWTS”, duke e dedikuar kërcimin babait në ditëlindjen e tij.

“Data katër gusht është njëkohësisht edhe data më e trishtë në jetën time por edhe më e lumtura gjithashtu. Në katër gusht të viti 2000 prindërit e mi kanë bërë aksident automobilistik, ndërsa rreth 15 vite më vonë në 2015 ka lindur djali im. Kur ka ndodhur aksidenti unë nuk kam qenë në makinë, kam qenë në Maqedoni në ekipin e futbollit, por kur u ktheva nuk më priti babai. Menjëherë mendova se diçka ka ndodhur. Ai sot ecën me paterica dhe ishte e dhimbshme ta shihje babin nga një njeri që lëvizte vazhdimisht të kthehej në një person që luftonte me jetën në shtrat.

Do doja të më shoqëronte në vende të caktuara, në “DWTS” do doja të ishte i ulur në publik nuk do ta përballoja dot. Dhe ai besoj nuk do ta kishte të lehtë. Ditën kur do të performoj kërcimin është edhe ditëlindja e babit. Kontemporanja ka të bëjë me luftën e brendshme të jetës sime dhe shumë sfida që i kemi kaluar bashkë. Ba, ky kërcim është për ty, ti je forca ime!”,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...