14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aksidenti tragjik me motoçikletë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ky është i riu që humbi jetën

Një aksident tragjik me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën pas një vetëaksidenti me motoçikletë. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili ishte i njohur ndër miq për pasionin e tij ndaj motoçikletave.

Murati, me profesion mjek, fatkeqësisht ka humbur jetën në këtë aksident. Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se bëhej fjalë për një vetëaksident me motor.

Me datë 13.10.2024, rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ Km-3, në drejtimin Prizren Jug-Vermicë, ka ndodhur një vetëaksident trafiku me motor,” deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se njësitë policore për kontrollin e autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme hetimore. Mjekët kujdestarë konstatuan se viktima ishte pa shenja jete në vendngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...