18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aksidenti tragjik në Aksin Korçë-Pogradec, humbi jetën 40-vjeçari: Arrestohet drejtuesi i automjetit

Në vijim të hetimeve për aksidentin tragjik të ndodhur dje në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku u gjet i pajetë shtetasi Florant Palla, 40 vjeç, grupi hetimor ka arritur të identifikojë dhe lokalizojë drejtuesin e automjetit që u largua nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i automjetit, Gentjan Capo, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për të dhënë dëshminë e tij.

Capo përballet me akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Automjeti i tij, i tipit “Volkswagen”, është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale, dhe do t’i nënshtrohet analizave për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Pas një pune intensive hetimore, e cila përfshiu shqyrtimin e kamerave të sigurisë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, si dhe përdorimin e dronëve dhe dylbive për kontrollin e territorit, automjeti u lokalizua rreth orës 16:40. Policia e arrestoi drejtuesin e automjetit dhe materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...