Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e katër personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tepelenë.
Si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve në bypassin e Tepelenës edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia e Tepelenës tha se
“rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”.