13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Aksidenti tragjik në tunelin e kalimashit , humbin jetën 2 persona

Aksident tragjik të ndodhur në tunelin e Kalimashit pasditen e djeshme. Në aksident u përfshinë 2 makina me 1 autobot. Si pasojë humbën jetën 2 shtetas, ndërsa 3 të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital për ndihmën mjekësore.

Policia ka arritur të identifikojë 2 viktimat e aksidentit.

Shtetasit S.O., 58 vjeç dhe N.O., 45 vjeç të dy banues në Kosovë mbetën të vdekur nga përplasja. Ata ishin pasagjerë në automjetin tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi I.L., edhe ky banues në Kosovë.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion shtesë

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...