7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Aksident,tre çiklistë përplasen nga makina në aksin Kuç-Qeparo

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë edicionit të 81-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë. Rreth orës 14:40, tre çiklistë janë përplasur me njëri-tjetrin teksa garonin në etapën e katërt të këtij edicioni, që përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, çiklistët dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave, duke dalë nga rruga. Të tre janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. Njëri prej çiklistëve është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në Spitalin e Vlorës.

Një mik i çiklistëve të aksidentuar, Milos Mikic nga Mali i Zi, përshkroi momentin e aksidentit: “Unë dhe shokët e mi pamë dy djemtë që po garonin, dhe njëri prej tyre humbi kontrollin e biçikletës. Ndaluam makinën dhe shkuam t’i ndihmojmë. Pritëm që të vinte ndihma e personelit mjekësor. Njëri ishte nga Hollanda, tjetrin s’e di, madje nuk i di as emrat. Uroj që çdo gjë të jetë në rregull.”

Mjeku reumatolog Faslli Haxhiaj nga Spitali i Vlorës dha detaje mbi gjendjen shëndetësore të dy çiklistëve të shtruar aty: “Nga ekzaminimet radiologjike, njëri prej tyre ka frakturë të klavikulës dhe të parakrahut, ndërsa tjetri ka dëmtim të proceseve spinoze të kolonës në nivelin cervical. Situata është stabël dhe ata do të transportohen drejt Traumës në Tiranë.”

Çiklistët e aksidentuar janë nga Hollanda dhe Bullgaria. Edicioni i 81-të i çiklizmit startoi më 20 maj nga sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë. Aktualisht, po zhvillohet etapa e katërt dhe nesër do të zhvillohet etapa e pestë dhe e fundit, që do të nisë nga Vlora dhe do të përfundojë në Fier. Përveç ekipeve shqiptare, marrin pjesë edhe 12 ekipe të huaja nga Holanda, Danimarka, Anglia, Serbia dhe vende të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...