14.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Aksion antikanabis në Fier, 80 efektivë policie kanë vijuar kontrrollet ne 264 sera dhe banesa të braktisura në qarkun e Fierit

Policia e Divjakës ka vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Fierit për të goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të uniformave blu, bëhet me dije se 80 efektivë policie të ndarë në 12 grupe kanë vijuar kontrollet në 264 sera, minisera, banesa të braktisura, magazina të ndryshme, ambiente të hapura etj. Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, nuk u konstatua ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Policia Divjakë:
Vijon kontrolli masiv në të gjithë territorin e qarkut Fier, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Ditën e djeshme, me mbështetje edhe të FNSH Fier, kontrollet e imtësishme janë ushtruar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Divjakë.
80 efektivë policie të Komisariatit të Policisë Divjakë, të DVP Fier dhe të FNSH Fier, gjatë ditës së djeshme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
12 grupet e kontrollit të ngritura në Divjakë, kanë ushtruar kontrolle në 264 sera, minisera, banesa të braktisura, magazina të ndryshme, ambiente të hapura etj.
Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, nuk u konstatua ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë në të gjithë qarkun Fier, në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT