VLORË – Policia Rrugore e Vlorës zhvilloi një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, duke kontrolluar mjete të transportit publik për abuzime me pasagjerët. Gjatë verifikimeve, u konstatuan disa mjete me licencë që merrnin pasagjerë në kthim, në kundërshtim me rregullat.
Kontrollet përfshinë taksi 4+1, fugona 8+1 dhe autobusë të linjave ndërurbane. Për shkeljet e konstatuara, autoritetet vendosën masa administrative dhe në disa raste tërhoqën licencat e mjeteve që nuk respektonin kushtet e transportit.
Policia paralajmëroi se kontrollet do të vijojnë, duke u kërkuar drejtuesve të zbatojnë ligjin për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe një shërbim të rregullt për qytetarët.






