8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Aktorja Sharon Stone paditet me 35,000 dollarë për aksident me makinë

Aktorja Sharon Stone është paditur me 35,000 dollarë pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me makinë.

66-vjeçarja akuzohet për tejkalim shpejtësie dhe për manovra të rrezikshme që ka kryer në rrugë, gjë që ka çuar në përplasjen me një makinë tjetër dhe plagosjen e një gruaje.

Gruaja, Amanda Godepski, ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të mërkurën, më 24 prill, për dëmtim të pronës dhe lëndim personal. Ndërsa pretendon se dëmi i ka kaluar 35,000 dollarë dhe po kërkon dëmshpërblim në atë shumë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 30 qershor 2023, në dalje të Coldwater Canyon Avenue në Los Anxhelos.

Për aktoren kjo nuk është hera e parë që del në gjykatë, sepse në vitin 2012, ajo u padit nga ish-dadoja e saj për shkelje të ligjeve të punës dhe për komente nënçmuese për përkatësinë e saj etnike.

Ndërsa më vonë Stone u përfshi gjithashtu në një betejë ligjore për kujdestarinë mbi djalin e saj 23-vjeçar Roan me ish-bashkëshortin e saj. Por fatkeqësisht ajo e humbi kujdestarinë për shkak të rolit të saj në filmin Basic Instinct.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...