2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Akullore të kontaminuara me Oksid Etileni në Shqipëri

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, ka zbuluar se në Shqipëri janë tregtuar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni, një substancë e njohur për shkaktimin e kancerit, leucemisë dhe ndikimeve negative në aftësinë riprodhuese të meshkujve. Sipas Shehut, janë konsumuar 13.2 tonë akullore të kontaminuara në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin, Elbasanin, Vlorën, Beratin, Lushnjen, Korçën, Shkodrën, Sarandën, Krujën, Burrelin, Peshkopinë, Tropojën dhe Lezhën.

Mjeku Ilir Alimehmeti, gjatë një emisioni televiziv, theksoi se është e vështirë të përcaktohet nëse konsumimi i këtyre akulloreve ka ndikuar në rritjen e rasteve të kancerit në vend. Megjithatë, ai vuri në dukje se kanceri më i zakonshëm te fëmijët, që janë konsumatorët kryesorë të akulloreve, është leucemia. Alimehmeti shtoi se efektet e Oksid Etilenit mund të shfaqen relativisht shpejt dhe se gjenetika e individëve luan një rol të rëndësishëm në reagimin ndaj substancave kimike.

“Leucemitë dhe limfomat janë të shpeshta në moshën pediatrike, këtu efekti mund të jetë më i shkurtër, por këtu është me mund se nuk mund ta vërtetosh. Por ekziston dyshimi i arsyeshëm që është një lëndë që vepron relativisht shpejt. Secili ka gjenetikë të ndryshme dhe gjenet tona reagojnë në mënyrë të ndryshme ndaj lëndëve të ndryshme kimike”, tha mjeku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...