18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Akuzë e fortë nga Gjergji Nika: Bashkia e Vlorës, manovra për kontroll të tenderave

Vlora përballet me një situatë të paprecedentë në udhëheqjen e saj lokale. Sipas reagimit të ish-këshilltarit Gjergji Nika, ditën e Hënës do të vendoset në detyrë një nënkryetar i emëruar vetëm pesë ditë më parë, një veprim që sipas ligjit është i paligjshëm dhe cenon demokracinë vendore.

Në këtë mënyrë po krijohet një skenar politik dhe ekonomik që synon kontrollin e tenderave, pronave publike dhe buxhetit të qytetit,” deklaron Nika. Ai thekson se ligji parashikon zhvillimin e zgjedhjeve brenda 45 ditësh, duke i dhënë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur kryetarin e tyre. Çdo manovër tjetër, sipas tij, është shkelje e hapur e ligjit.

Gjergji Nika akuzon këshilltarët e majtë për mbështetje të vendimeve që, sipas tij, degradon ligjshmërinë, transparencën dhe moralin politik: “Dega lokale e Partisë Socialiste dhe këshilltarët e saj nuk po përfaqësojnë qytetarët, por interesa të ngushta politike e ekonomike,” shprehet Nika.

Ai përfundon me një thirrje të qartë: Vlora ka nevojë për zgjedhje të lira dhe një kryetar të zgjedhur nga qytetarët, që të sjellë transparencë, moral dhe zhvillim për qytetin.

✊ Reagimi është bërë publik nga Gjergji Nika, anetar I këshillit bashkiak ne Vlorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...