15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Akuzohen për trafik droge në Greqi/ Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, u kapën me 38.3 kg lëndë narkotike

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafik droge në Greqi. Dy të arrestuarit janë M. L., 41 vjeç banues në Durrës dhe A.M., 38 vjeç, banues në Mirditë.

Ata janë kapur me një sasi prej 38.3 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa. Një person i tretë, bashkëpunëtor i këtyre dy shtetasve, është larguar pa u kapur. Policitë e dy vendeve vazhdojnë operacionin për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë
Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë greke parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe Drejtorisë së Policisë së Janinës, falë shkëmbimit dhe ndjekjes në kohë dhe me profesionalizëm të të dhënave dhe informacioneve që dispononte Policia Kufitare e Kakavijës, nga forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Janinës, në zonën malore të quajtur Mavrovounio, Janinë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, i shtetasve shqiptarë M. L., 41 vjeç banues në Durrës dhe A.M., 38 vjeç, banues në Mirditë.
Këta shtetas janë kapur duke transportuar me çanta shpine, një sasi prej 38.3 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa. Një person i tretë, bashkëpunëtor i këtyre dy shtetasve, është larguar pa u kapur. Policitë e dy vendeve vazhdojnë operacionin për kapjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT