0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Akuzohet për privatizimin e ish-fabrikës së bukës kur ishte ministër i Financave, Arben Ahmetaj

Nuk kanë të përfunduar telashet me drejtësinë për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme ka marrë për të dytën herë të pandehur ish deputetin socialist.

Ndaj tij është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”, për privatizimin e ish-fabrikës së bukës. Sipas SPAK, privatizimi i kësaj fabrike i ka kushtuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh, kur është bërë privatizimi Ahmetaj ka mbajtur detyrën e Ministrit të Finacave.

Sipas informacioneve për këtë çështje vijojnë hetimet edhe për persona të tjerë, biznesmenë dhe punonjës të ministrisë së Financave. Nën hetim edhe biznesmeni, Lirim Fezollari, i cili përfitoi nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave.

Burime nga SPAK, bëjnë me dije se ka dyshime se mes biznesmenit dhe ministrit ka pasur marrëdhënie dhe njohje, e për këtë është lehtësuar procedura për privatizimin, e aksioneve të shoqërisë aksionere “Buka Sh.a”. Aksionet shtetërore të pronës në një nga pikat më të lakmuara të Tiranës, u transferuan me firmë të Ahmetajt, teksa paraardhësi i tij Shkëlqim Cani e kishte refuzuar, teksa ky i fundit është pyetur nga SPAK lidhur me këtë çështje muaj më parë.

Prona prej mijëra metrash katror i është njohur prej vitit 1994 nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, familjes Myderzi. Por përmes një procedure ankandi të hapur në 2014, përfitues i aksioneve shtetërore të kompanisë është bërë biznesmeni Lirim Fezollari. Ky i fundit përmes disa procedurave ankandesh, në kohë të ndryshme ka arritur ta përvetësojë pronën.

SPAK vijon hetimet për këtë çështje për 8 persona dhe 1 subjekt. Ahmetaj i është komunikuar akuza për shkak të afateve, ndërsa për të tjerët hetimet vijojnë pasi çështja është ndarë në një procedim tjetër, ku po hetohen subjekte dhe ish punonjës të ministrisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT