10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Al-Hilal trondit Barcelonën: 400 milionë euro për Lamine Yamal, katalanasit refuzojnë kategorikisht

Barcelona – Një nga ofertat më të mëdha në historinë e futbollit ka ardhur nga Arabia Saudite. Klubi Al-Hilal ka bërë një superofertë prej 400 milionë eurosh për yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke synuar ta sjellë 18-vjeçarin në Saudi Pro League.

Sipas portalit spanjoll Fichajes.net, drejtuesit e Al-Hilal kanë kontaktuar zyrtarisht klubin katalanas, por janë përballur me një “jo” të prerë.

“Yamal nuk është në shitje,” – kanë deklaruar burime pranë Barcelonës.

Kontrata e artë e supertalentit

Lamine Yamal është i lidhur me “blaugranat” deri në vitin 2031, me një pagë fikse prej 10 milionë eurosh në vit dhe një bonus nënshkrimi prej 25 milionë eurosh, të shpërndarë në 6 vite. Shifra të majme, por që nuk e ndalën klubin saudit nga tentativa për ta “rrëmbyer” talentin më premtues të futbollit europian.

Situata delikate në “Camp Nou”

Yamal po rikuperohet nga një inflamacion në ijë që e mbajti jashtë ndeshjes ndaj Sevillas (humbje 4–1), si dhe nga grumbullimi me kombëtaren spanjolle. Në dyshim mbetet edhe prezenca e tij në derbin me Gironën, me trajnerin Hansi Flick që preferon ta ruajë për El Clásico-n ndaj Real Madridit më 26 tetor.

Ndërkohë, pas dy humbjeve të rënda — ndaj PSG-së në Champions dhe Sevillas në La Liga — brenda ekipit po fryn erë tensioni.
Sipas burimeve të Fichajes, marrëdhëniet mes Flick dhe lojtarëve janë përkeqësuar, me trajnerin gjerman që ka kritikuar “mungesën e përkushtimit” në stërvitje, ndërsa lojtarët ankohen për mungesë komunikimi.

Në këtë atmosferë të trazuar, oferta e Al-Hilal vetëm sa shton presionin mbi drejtuesit e Barcelonës. Megjithatë, pozicioni i klubit mbetet i qartë:

“Lamine Yamal është e ardhmja e Barcelonës – dhe e paprekshme në merkato.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...