Lushnjë – Një vajzë 15-vjeçare nga fshati Kolonjë i Lushnjës është shpallur e zhdukur prej gjashte ditësh, ndërsa familjarët dhe policia janë vënë në kërkim të saj.
Sipas burimeve zyrtare, e ëma e të miturës, shtetasja M. V., ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lushnjë vetëm ditën e djeshme, duke deklaruar se vajza është larguar nga banesa më 31 gusht 2025 dhe nuk është kthyer më.
“Dje, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi shtetasja M. V., banuese në Kolonjë, se më datë 31 gusht 2025, është larguar nga banesa vajza e saj 15 vjeçe,” – njoftoi policia.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e 15-vjeçares, të kontaktojë policinë për të ndihmuar në lokalizimin e saj.






