11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Alarm për mishin e kontaminuar: 2.6 tonë mish pule me salmonelë të konsumuar në Shqipëri – Ekspertët kërkojnë kujdes të shtuar

Shqipëria përballet me një alarm serioz shëndetësor pas zbulimit të 2.6 tonëve mish pule të kontaminuara me bakterin salmonela, që tashmë janë konsumuar nga qytetarët. Ky bakter i rrezikshëm mund të shkaktojë infeksione të rënda, sidomos te fëmijët, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobësuar.

Simptomat më të zakonshme të infeksionit përfshijnë: diarre, të vjella, dhimbje barku, temperaturë të lartë dhe në raste të rënda, gjak në feçe apo dehidrim të theksuar. Infeksioni shfaqet zakonisht 6 deri në 72 orë pas konsumimit të ushqimeve të kontaminuara, dhe nëse nuk trajtohet, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.

Nutricionistja Albana Daka thekson se “kur simptomat janë të lehta, mund të përballohen me hidratim të mirë, por nëse ato përkeqësohen apo zgjasin më shumë se disa ditë, është e domosdoshme të kërkohet ndihmë mjekësore”. Analiza e koprokulturës është mënyra më e saktë për të zbuluar praninë e salmonelës në trup.

Ekspertët paralajmërojnë se kontaminimi i mishit është një rrezik i madh për shëndetin publik dhe bëjnë apel për kujdes maksimal në përgatitjen e produkteve të mishit. Gatimi i mirë, në temperatura të larta, është thelbësor për të eliminuar bakteret e rrezikshme si salmonela.

Rreziku është më i madh për fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Por çdo konsumator duhet të jetë i vëmendshëm. Një sistem i fortë imunitar mund të ndihmojë në përballimin më të lehtë të infeksionit, por kjo nuk e përjashton domosdoshmërinë e higjienës dhe gatimit të sigurt”, shtoi Daka.

Autoritetet shëndetësore po hetojnë origjinën e mishit të kontaminuar dhe bëjnë thirrje për kontrolle më të rrepta dhe ndëshkime për shkelësit. Në këtë situatë, vëmendja e konsumatorëve dhe përgjegjshmëria e tregtarëve janë thelbësore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të rrezikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...