10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Alarm shëndetësor në Gjermani: Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë mijëra vdekje çdo vit

Një studim i ri i kryer nga Instituti Robert Koch (RKI), në bashkëpunim me Universitetin e Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore, ka nxjerrë në pah një kërcënim serioz shëndetësor në Gjermani: infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve vazhdojnë të shkaktojnë dhjetëra mijëra viktima çdo vit.

Sipas analizës, e publikuar në revistën Journal of Antimicrobial Chemotherapy – Antimicrobial Resistance, vetëm në vitin 2019 rreth 45.700 persona në Gjermani humbën jetën për shkak të patogjenëve rezistentë ndaj antibiotikëve.

Në shumë raste, rezistenca nuk ishte shkaku i menjëhershëm i vdekjes, por infeksionet e gjakut, të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksionet abdominale ishin pasojë fatale. Studimi vlerëson se 9.600 vdekje mund të ishin shmangur nëse bakteret nuk do të kishin qenë rezistente.

Gjermania regjistroi 939.500 vdekje në total gjatë vitit 2019, çka do të thotë se rezistenca ndaj antibiotikëve përbën një pjesë të konsiderueshme të mortalitetit.

Instituti RKI paralajmëron se kjo është “një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale të kohës sonë”, duke theksuar se problemi nxitet nga:
• Përdorimi i tepruar i antibiotikëve
• Trajtimet e gjata dhe të panevojshme
• Përshkrimet jo të duhura nga mjekët

Këto faktorë krijojnë presion që nxit përhapjen e rezistencës bakteriale, duke e bërë trajtimin e infeksioneve gjithnjë e më të vështirë dhe duke rritur rrezikun për epidemi të ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...