18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Alarmi i UNICEF-it :370 Milionë vajza dhe gra të teja të prekura nga dhuna seksuale

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën moshën 18 vjeçare kanë qenë viktima të dhunës apo sulmeve seksuale në mbarë botën. Këto shifra, të publikuara në prag të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, tregojnë se një në tetë vajza është prekur nga kjo formë e dhunës.

Nëse përfshihen format e tjera të dhunës seksuale, si dhuna online dhe verbale, numri rritet në mbi 650 milionë, duke nënkuptuar se çdo e pesta vajzë ka përjetuar një formë dhune seksuale, sipas të dhënave të UNICEF-it.

Situata është veçanërisht e rëndë në rajonet më të prekshme, ku institucionet janë të dobëta dhe ku ka një prani të madhe të refugjatëve ose forcave paqeruajtëse të OKB-së. Në këto zona, më shumë se një në katër vajza janë të rrezikuara nga dhuna seksuale.

UNICEF raporton gjithashtu se dhuna seksuale nuk prek vetëm vajzat, por edhe djemtë. Vlerësohet se nga 240 deri në 310 milionë djem – një në 11 – kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë fëmijërisë. Ndërsa rastet më të shpeshta të dhunës ndodhin gjatë adoleshencës.

Rajonet më të prekura janë Afrika sub-Sahariane, Azia Lindore dhe Juglindore, Azia Qendrore dhe Jugore, dhe më pas Evropa dhe Amerika Veriore. Të dhënat janë përmbledhur nga anketat e realizuara në mbi 120 shtete dhe territore gjatë periudhës 2010-2022, sipas raportit të UNICEF.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...