1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Albana Fico sqaron infektimin e Piperos pas vaksinimit: Si krijohen antitrupat dhe kur jemi të mbrojtur nga Covid-i

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, foli mbi infektimit me koronavirus të mjekut infeksionist, Pëllumb Piperi, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Fico u shpreh se njeriu është i mbrojtur nga koronavirusi, kur i ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. Sipas saj, trupi i njeriut nis të krijojë antritrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, dhe është i mbrojtur nga virusi një javë pas dozës së dytë.

“Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë”, tha mes të tjerash Fico.
“Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që Covid-i është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”, tha Fico.

E pyetur nga gazetarja nëse mund të ndodhë që një njeri të infektohet, ndonëse ka nisur procesin e vaksinimit, Fico u shpreh se “Po. Kur një vaksinë vjen, ose studiohet, ka diçka që quhet sensitiviteti i vaksinës. Pra, sa sensitiv është trupi në krijimin e kundërtrupave kur bën dozat e vaksinës. Vaksina Pfizer është në grupin e vaksinave, të cilat përdorin ANN mesagjere dhe ka dy doza me diferencë 7 ditësh. Ajo që është parë nga punimet klinike të tyre është që pas dozës së parë përtej 12 ditëshit nga bërja e vaksinës ka një mbrojtje pjesore në 52% të rasteve. Ndërsa me aplikimin e dozës së dytë, pas një jave, fillon rritja e kundërtrupave deri në 95%. Ne jemi në një situatë kur njerëzit që janë vaksinuar me dozën e parë, qëndrojnë të përballen me një infeksion nga Covid-19 dhe kjo është arsyeja që ne kemi ngulur këmbë që edhe gjatë procesit të vaksinimit, edhe pas, duhen zbatuar rregullat, maska dhe distanca. Kjo është e vërteta. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë”.

Lidhur me rastin e Piperos, drejtoresha e ISHP deklaroi se një person është i mbrojtur nga koronavirusi, kur i ka marrë të dyja dozat e vaksinës.

 

“Po, kur merr të dyja dozat je i mbrojtur. Të mos harrojmë se vaksinat kanë marrë autorizim emergjent, pasi është kryer stadi i tretë i provës klinike. Të gjitha kompanitë kanë për detyrë të mbledhin të gjitha të dhënat. Vaksinimi përfshin një masë shumë të gjerë të popullatës, organizmi i njeriut është si gishtat e dorës, nuk e dimë sa i fuqishëm është efekti i vaksinës te secili. Por, ajo që dimë është pas dozës së parë nga dita e 12 fillon një mbrojtje paraprake, ndërsa pas dozës së dytë, një javë më pas, nis mbrojtja”, deklaroi ajo.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT