10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Albana Vokshi shpreh keqardhje për mungesën e grave në emrat e drejtuesve politikë të PD

Deputetja e Partisë Demokratike (PD), Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, shprehu keqardhje për mungesën e emrave të grave në listën e drejtuesve politikë të qarqeve të prezantuar ditën e djeshme. Në një lidhje televizive, Vokshi theksoi se, pavarësisht kësaj mungese, ishte e bindur se drejtuesit e rinj do të bënin një fushatë model në zonat ku ishin caktuar.

Ata që janë emëruar si drejtues politikë të qarqeve janë kolegë që do të bëjnë një fushatë model në çdo rajon ku janë caktuar. Kam keqardhjen time që në këtë listë nuk ka emra zonjash, pavarësisht se në Parlamentin e PD dhe në raportin e fundit të ISP janë 4 zonja,” deklaroi Vokshi.

Ajo shtoi se, gjatë mbledhjes së djeshme, ishte diskutuar që Forumi Rinor i PD dhe Lidhja Demokratike e Gruas në Shqipëri do të luanin një rol të rëndësishëm në fushatë. Këto forume do të koordinojnë pjesën e angazhimit me të rinjtë dhe gratë, duke përpjekur të sjellin prurje nga këto grupe në drejtimin e fushatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...